fbpx

Sport

Akuza e bujshme, legjenda e Milan bashkëpunëtor me terroristët






               Publikuar në : 23:00 - 09/10/19 |
mapo.alm

Probleme të tjera për ish-legjendën e mbrojtjes së Brazilit dhe Milan, Marcos Cafu. Sipas asaj që raporton revista “Veja”, ish-futbollisti kuqezi është nën hetim nga policia braziliane për marrëdhënie me PÇ (Primeiro Comando da Capital), një celulë e famshme terroriste lokale.


Njësia terroriste dyshohet të ketë përdorur disa depozita parash cash pikërisht në favor të Cafu. Informacioni lidhur me këto transferta parash në cash u zbulua në telefonin celular që iu sekuestrua një prej liderëve, njëherësh përgjegjës për kontabilitetin e grupit kriminal.

Një prej kokave të kartelit, Decio Gouveia Luiz, u arrestua më 14 gusht. Nëpërmjet Cafu, mësohet se organizata terroriste ka zotërurar disa territore e prona të paluajtshme në Alphaville, një lagje në qytetin e Barueri të shtetit të Sao Paulo.



Ish-kapiteni i përfaqësueses së Brazilit ndërkohë ka mohuar gjithçka: “Kjo historia në lidhje me shitjen e pronave të patundshme, shtëpive apo terreneve nuk ekziston. Asgjë nga e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Për më tepër që nuk kam asnjë pronë në Alphaville”.


Etiketa: , , ,

Pas