Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazmend Bardhi është përplasur sonte në studion e “Open” me zëdhënësen e qeverisë, Elisa Spiropali.
Bardhi për herë të parë denoncoi publikisht një aferë të familjarëve të znj. Spiropali.
“Bashkëshorti yt që është drejtor i Ujësjellësit në Fier i ka dhënë të gjitha tenderat vëllait tënd”, u shpreh ai.
Më tej Bardhi shtoi se vëllai i Spiropallit ka marrë edhe një sërë tenderash të tjerë në institucionet shtetërore. Ajo e mohoi dhe tha se që nesër do ngrejë padi për shpifje.
/Mapo.al