Moderatori kosovar Shpendi Lipa ka reaguar së fundmi në lidhje me replikën e Flor Mumajesit ndaj komenteve të bëra nga ai dhe këngëtari kosovar Sabri Fejzullahu, se i ka përfituar klikimet në “You Tube” përmes parasë. Përmes një postimi në “Insta Story” ai shpjegon bisedën e zhvilluar dhe shkruan më tej se Flori nuk e ka kuptuar siç duhet.
“Sa i çela sytë dhe më tregun që Flori Mumajesi e paska editu postimin që e ka bo për axhën Sabri dhe përveç të tjerash më paska përfshirë edhe mua, duke m’u referuar si “prezantues”. E unë po e publikoj videon e plotë që të mundeni me kuptu saktësisht ç’ka kam thënë, përfshirë edhe ty Flor Mumajesi. Këtë punë e bëj moti dhe e di me fakte edhe shumë mirë kush çka blen. Po je ngut me fol! Krejt ç’ka them është që shumë si ty bëjnë klikime brenda 24 orëve, edhe asnjëherë për faktin që ti i blen ose i shet”, ka shkruar moderatori kosovar.