Kryesore

Akuzat e Nanos, Meta: Të merresh me kumar dhe të citosh Biblën, nuk shkon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:49 - 08/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Korça akuzat e ish-kryeministrit Fatos Nano gjatë intervistës të enjten e kaluar në Opinion.






Zero komente për zero zero. Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkon kjo gjë”, tha Kreu i Shtetit.


Pak ditë më parë Fatos Nano tha se Ilir Meta ka patur gjithmonë një plan B në politikë, ndërsa i pyetur në emisionin “Opinion”, se si e shihte rolin e tij si President i vendit, e cilësoi atë si politikanin tek i cili sheh pjesën më të madhe të 7 mëkateve të Biblës.





“Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë. Nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”, tha Fatos Nano.

Lexo edhe :  Meta për ndarjen nga jeta të boksierit Golemi: Mbetet 'universitet' ndër breza


Deklaratat kreu i shtetit i bëri pas vizitës në Myftininë e Korçës, ku ndoqi nga afër një seancë për dhurimin e gjakut në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.



1


Etiketa: , , , ,

Pas