Aktualitet

Akuzat e Ramës, Mesila Doda: Kemi përballë një të sakatuar psiqikisht














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 10/03/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi sot një dalje përpara mediave i rrethuar nga ekranet LED, për të fyer dhe ndjellë urrejtje ndaj kandidatëve të opozitës.






I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidates për deputete nga radhët e PDIU, Mesila Doda, e cila e quan kryeministrin të sakatuar psiqikisht, i cili sillet si lac i lagjes për të mbuluar dështimin 8-vjeçar në krye të qeverisë.


Doda kujton politikat e gabuara të kryeministrit përgjatë dy mandateve të cilat sipas saj shtynë 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi, pazaret me detin, zhvatjen e taksave dhe favorizimin e një grushti të vogël oligarkësh në kurriz të shqiptarëve.







“Perballe nesh je vetem ti, qe shkaterrove çdo shtylle te sistemit demokratik, i le shqiptaret te vdesin mes pandemise pa ndihme. Ti dhe vetem Ti, je pergjegjesi dhe kundershtari yne ndaj deri me fund do na kesh perballe, derisa ndeshkimi i drejtesise se çliruar do te te coje aty ku e meriton”, thekson Mesila Doda.




Reagimi i plotë i Mesila Dodës
Kungull mos te mbifte fara… kudo shkoj me del perpara…
Perroi psiqik rrodhi edhe sot… o kungull, kryeministri qe ka 8 vite ne pushtet del ne fushate me bilanc, jo duke share grate e burrat qe ka perballe.

Gjithsesi ke nje gabim konceptual qe ti as qe arrin ta kuptosh i sakatuar psiqikisht siç je…ne nuk kemi perballe as Pandin, as Mimin, as Fatmir Xhafen… madje madje as Gramozin.

Perballe nesh je ti, me psiqiken tende te semure qe kujton se te sillesh si lac i lagjes mbulon paaftesine tende si kryeminister. Perballe nesh je vetem ti qe shite toke e det e qe arrite te perzesh keto 8 vite gjysem milioni shqiptare. Perballe nesh je vetem ti, qe shperndave si ne mall te babes toke e det, porte dhe aeroporte per 5 oligarke, ti qe buxhetin e shqiptareve e shkerrmoqe me klientet e tu diten me te zeze te shqiptarve e kur kishin nevoje me shume se kurre per ndihme. Perballe nesh je vetem ti, qe shkaterrove çdo shtylle te sistemit demokratik, i le shqiptaret te vdesin mes pandemise pa ndihme. Ti dhe vetem Ti, je pergjegjesi dhe kundershtari yne ndaj deri me fund do na kesh perballe, derisa ndeshkimi i drejtesise se çliruar do te te coje aty ku e meriton.

LEXO EDHE: 

Konferenca – Rama sulmon emër për emër kandidatët opozitarë

1


Etiketa: , , , , ,

Pas