Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës, Meta u shpreh se kjo ishte një deklaratë rrumpallë.
Ndërkaq, Meta tha se ka një lajm të zi për Ramën, i cili është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.
“Nuk ka deklaratë më rrëmpalle se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj presidentit të republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çilimnjsh të papërgjegjshëm siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar. Unë kam një lajm të zi, zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen dhe është lajm i zi për të gjithë ata që urrejnë demokracinë, shtetin e të drejtës, zgjedhjet”,- deklaroi Meta.