Kronika

Akuzat e reja: Përse Basha përmendi Oruçin dhe Spiropalin?






               Publikuar në : 19:47 - 15/05/19 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lëshoi sërish akuza ndaj të majtëve gjatë daljes për median tek selia blu, ku lajmëroi edhe protestën e radhës. Këtë herë, përveç Ymer Lalës, ai përmendi edhe emrat e Elisa Spiropalit dhe Abedin Oruçit.


Por përse i përmendi të dy?

“Zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së Xibrakës,” tha Basha. Ai duket se i referohej një postimi të gazetarit Flamur Vezaj, i cili shkruante se autoritetet gjermane kanë përgjime, që nuk u janë dorëzuar shqiptarëve për dosjen ‘Xibraka’ për mungesë besueshmërie.

“Në këto pergjime, ku flitet për dy kontenierë të ardhur nga Bolivia në portin e Durrësit në muajin nëntor dhe dhjetor të 2014 të ngarkuar me dhjetëra fuçi, brenda të cilave kishte një lloj solucioni ku ishte shkrirë një sasi e madhe e kokainës! Këto dy kontenierë, thuhet se kanë hyrë në Shqiperi pa u regjistruar dhe zhdoganuar nga autoritetet e doganave me urdher nga lart! E në ate kohë doganat drejtoheshin nga Elisa Spiropali,” shkruan Vezaj. Kurse ish-oficeri Dritan Zagani, thotë se ky është një ‘konstatim i saktë deri në perfeksion’.

Basha përmendi edhe Abedin Oruçin, një emër që nuk del për herë të parë në debatin publik. Basha e quajti zyrtarin e majtë nga Kukësi “një vrasës me pagesë”.

Emri i Oruçit u lakua para disa vitesh, kur ai u zgjodh kryetar i Këshillit të Qarkut të Kukësit. PD tha se ai ka një të shkuar kriminale, kurse në media u publikua një njoftim ku thuhej se ai ishte arrestuar në Kosovë për shfrytëzim prostitucioni.

LEXO EDHE:

Basha përmend emrat: Kandidatët e Ramës, vrasës me pagesë


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas