Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Akuzat e Salianjit, Braçe: Nuk e kam takuar kurrë Rezart Taçin

by mapo.al
16/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Deputeti i PS, Erion Braçe ka mohuar se rezulton të jetë në dosjen e përgjimeve për Rezart Taçin, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për pastrim parash.

Duke iu përgjigjur akuzës së deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, Braçe u shpreh se nuk ka komunikuar kurrë me biznesmenin Taçi dhe se nuk ka shkelur kurrë as në televizionin e tij.



“Në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga Gjykata. Madje jo shpifës por komplotues. Dokumentin e përgjimit të Rezart Taçit unë e kam në dorë. Dokumenti mban datën 18 tetor 2021. Në atë kohë nuk kam qenë zv.kryeministër. në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza. Do t’ua provoj që paguhen me para cash. Ose kam folur unë për Armon, ose nuk ka folur njeri në këtë sallë. Jo vetëm që kam folur, por kam denoncuar edhe në prokurori. Mua dhe Rezart Taçin na ndan një oqean shumë i madh. Unë nuk kam folur kurrë me Rezart Taçin. Nuk kam shkelur kurrë në televizionin e Taçit”, tha Erion Braçe.

Pak minuta më parë, ishte deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili denoncoi se Erion Braçe ka dalë nga përgjimet për çështjen e biznesmenit Rezart Taçi.

Pjesë nga debati

Erion Braçe: Etika në këtë sallë mori fund ditën kur i gjithë mllefi u derdh mbi një fletë votimi ku ishte emri i një grua. Ja si mori fund etika atë ditë. Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit e di unë, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata. Në 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv kryeministër . Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen me cash, këto histori me lojëra luftash përfundojnë te dita e pagesës cash, o e kam denoncuar unë Armo, mes të cilave ngjarje tragjike,kam kallëzuar në prokurori, një prokuror e mori dosjen dhe e fshiu dosjen, o s’ka fol njeri këtu. Mua dhe Taçin na ndan një oqean i tërë, s’kemi fol kurrë , nuk kemi shkëmbyer asnjëherë asgjë, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, ka fytyra këtu që ka qenë.

Ervin Salianji: Nuk e di pse të djeg kaq shumë, a është zv/kryeministri në përgjime apo jo, duhet parë, mos bëni si e shenjta Mari. Meqë jeni për gjykatë. Ju doni të largoni vëmendjen duke bërë zhurmë, se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit.

Tags: Erion BraçeErvin SalianjiRezart Taçi

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
‘Ishte i kujdesshëm, kontrollonte 4 makina pas’/ Flet shoku i Erigers Mihasit

'Ishte i kujdesshëm, kontrollonte 4 makina pas'/ Flet shoku i Erigers Mihasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In