Monday, March 20, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Akuzat/ Erjon Braçe: Të më hetojë SPAK, s’kam asnjë lidhje me tenderat

by mapo.al
20/07/2021
in Aktualitet, Politika
0

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe foli në një intervistë për emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, për arrestimet e fundit nga SPAK për abuzime me tenderat e korrupsion, mes të cilëve ishin edhe disa zyrtarë të Partisë Socialiste, si kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i shkarkuar tashmë nga detyra, dhe zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda.

Braçe tha se PS është distancuar nga këto raste, duke shtuar se ata duhet të përballen me ligjin si individë, ndërsa mohoi në mënyrë të prerë që të ketë pasur komunikime apo të ketë ndërhyrë te zyrtarët për tendera.



“SPAK nuk varet nga qeveria, nga parlamenti. SPAK funksionon në bazë të ligjit dhe të atij qëllimi që ka marrë nga ligji, të godasë korrupsionin. Pra, SPAK nuk merr leje për asgjë. Ai vepron në mënyrë krejt të pavarur. Me Tushen kam pasur një marrëdhënie të pastër institucionale. Kemi qenë në fushatë elektorale. Nuk kam pasur komunikim me asnjë nga kryetarët e Bashkive të Qarkut Fier për asnjë tender, për asnjë prokurim publik, për asnjë me mbiemër Brace. Kurrë në jetën time për të imponuar tender, për të marrë përfitime, për të ndërhyrë.

Denoncimi nuk është bërë pranë meje, por pranë institucioneve kushtetuese të Shqipërisë, i ka shkuar SPAK direkt, nuk kishte pse të vinte tek unë. Mos prisni që të mbroj njerëz që janë vënë nën hetim nga SPAK. Gjyqe popullore partiake nuk ka më, kanë mbaruar që më 1990. Kemi investuar shumë, unë personalisht po e po, por edhe PS investoi jashtë mase që të kishim një reformë në drejtësi, ngritjen e institucioneve, që japin drejtësi, që hetojnë të pandëshkueshmit. Në fund kemi këto rezultate.

Për sa kohë kemi institucione të tilla është e tepërt që unë të gjykoj secilin prej individëve, që janë nën hetim. Harrojeni se unë mund të bëj prokurorin dhe gjyqtarin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në detyrë. Quhet Rovena Voda, Fatos Tushe, Sali Berisha apo Lulzim Basha, harrojeni se gjykoj. Unë nuk merrem me individët, as me emra, unë merrem me çështje. Për sa kohë ka çështje nën hetim të ngritur ndaj tyre, qëndrimi i PS ka qenë i qartë, përballja është individuale, jo me parti a qeveri. SPAK po bën detyrën, nuk po bën gjueti. Gjykata po bën gjykimin dhe jo gjueti”, tha Braçe.

Tags: erjon braceFatos TusheSPAKtenderat

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Rama, Basha, Kim dhe Soreca urojnë Kurban Bajramin

Rama, Basha, Kim dhe Soreca urojnë Kurban Bajramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria
  • Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In