Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas deklaratve të djeshme që u bënë kundër kryedemokratit Basha nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në reagimin e PD thuhet se Berisha dhe Rama janë njësoj, përdorin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtat interesa.
“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, shkruan PD.