Politika

Akuzat ndaj kreut të PD/ Rama: Temë kombëtare – Basha: Përfiton Serbia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:04 - 19/11/20 |
mapo.al

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin ‘Real Story’, u pyet nga gazetari Sokol Balla, se pse akuzat ndaj kreut të PD Lulzim Basha për raportin e Dick Marty po bëhen para zgjedhjeve të 25 prillit.



Rama e mohoi se një gjë e tillë po bëhet për të dëmtuar kreun e opozitës para zgjedhjeve, duke shtuar se kjo çështje i përket Kosovës dhe jo Shqipërisë.


Kreu i qeverisë, tha se s’ka asnjë mendim për zgjedhjet, kur flitet për këtë temë kombëtare.




Por nga studio e emisionit ‘Opinion’, Basha tha se me fushatën që ka nisur Rama kundër tij, ai nuk dëmtohet, por është në dëm të Kosovës dhe përfiton Serbia.



Basha theksoi se në këtë mënyrë po dëmtohet historia e Kosovës, dhe shtoi se përfituesit kryesorë janë ata që nuk duan që vemendja të jetë tek kriza e rëndë ekonomike në vend, duke iu adresuar kështu qeverisë.

Lexo edhe :  Betimi i Biden, Basha: Pres të punoj me ju për të forcuar aleancën me SHBA-në

LEXO EDHE: 

Basha: Fushata e Ramës dëmton Kosovën, ja kush përfiton..

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas