Aktualitet

Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit/ Kryemadhi: Lufta e UÇK-së ishte për çlirim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:26 - 24/06/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave për krime lufte nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.


Kryemadhi shprehet se lufta e UÇK-së ishte për çlirimin e popullit të Kosovës, kurse shton se e drejta do të fitojë sërish.


Reagimi i Monika Kryemadhit:



Lufta e UÇK dhe popullit të Kosovës për çlirim nga gjenocidi i Millosheviçit, ishte një luftë e drejtë dhe legjitime si të gjitha luftërat për liri dhe të drejta njerëzore të popujve.


Kjo luftë e mbështetur nga bota demokratike, nga vendet kampione të lirive dhe të drejtave të popujve, tashmë është çertifikuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe u kurorëzua më pas me pavarësinë e Kosovës.


Shpreh besimin e plotë që të gjithë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e kësaj lufte kanë vepruar në realizim të misionit sublim të popullit për çlirim nga shtypja, për liri dhe dinjitet kombëtar.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në LSI - Kryemadhi: Mund të bënim dhe fasadë me 10 kandidatë, beteja jonë 25 prilli

E drejta dhe liria e popullit janë gjithnjë ngadhënjyese! E drejta do të fitojë përsëri!


Etiketa: , , , ,

Pas