Aktualitet

Akuzat ndaj Thaçit e Veselit, Basha: Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 24/06/20 |
mapo.al

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime në Kosovë. Basha thotë se asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës.


“Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë”, – shkruan Basha.


Postimi i Bashës në Twitter:


Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë.


Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë. Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor.


Etiketa: , , ,

Pas