Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Akuzat për ngacmim seksual, Guvernatori i New York, Cuomo: Do jap dorëheqjen

by mapo.al
11/08/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se do të japë dorëheqjen për shkak të serisë së akuzave për ngacmim seksual në një rënie spektakolare nga pika kulmore e karrierës së tij një vit më parë, kur u përshëndet gjerësisht në shkallë vendi për njoftimet e tij të hollësishme të përditshme dhe udhëheqjen gjatë ditëve më të errëta të COVID-19.

Vendimi i guvernatorit demokrat që ka shërbyer për tre mandate, i cili do të hyjë në fuqi pas dy javësh, u njoftua ndërsa po shtoheshin përpjekjet në legjislaturën e shtetit të Nju Jorkut për ta shkarkuar atë. Vendimi erdhi pasi Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut publikoi një javë më parë rezultatet e një hetimi që zbuloi se guvernatori Cuomo kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.



Hetuesit thanë se ai i detyronte gratë për puthje të padëshiruara; i prekte në mënyrë të papërshtatshme; bënte batuta për pamjen e tyre dhe jetën e tyre seksuale; dhe krijoi një mjedis pune “të mbizotëruar nga frikë dhe kërcënimi“.

Mënyra më e mirë që mund të ndihmoj tani është të tërhiqem mënjanë dhe të lejojë qeverinë t’i kthehet punës,” tha Cuomo në një konferencë shtypi.

Zëvendës-guvernatorja Kathy Hochul, një 62-vjeçare demokrate dhe ish-anëtare e Kongresit nga zona e Bufalos, do të bëhet guvernatorja e 57-të e shtetit dhe gruaja e parë që mban këtë post.

Skandali i epokës #MeToo ndërpreu jo vetëm një karrierë politike, por një dinasti: babai i Cuomos, Mario Cuomo, ishte guvernator në vitet 1980 dhe ’90, dhe Andrew Cuomo shpesh përmendej si një kandidat i mundshëm për president, një post që babai i tij i famshëm mendonte të kërkonte. Edhe pse skandali u zgjerua, Cuomo po planifikonte të kandidonte për t’u rizgjedhur në vitin 2022.

Cuomo ende përballet me mundësinë e akuzave penale, me një numër prokurorësh në të gjithë shtetin e Nju Jorkut që kërkojnë ta hetojnë atë.

Vargu i akuzave që çuan në rënien e guvernatorit, filluan të shpalosen në lajme dhjetorin e kaluar dhe vazhduan për muaj të tërë.

Cuomo i quajti disa prej akuzave të fabrikuara, duke mohuar me forcë se kishte prekur ndonjë njeri në mënyrë të papërshtatshme. Por ai e pranoi se i kishte vënë disa nga ndihmëset e tij në siklet me komentet, që ai tha se ishin pa keqdashje dhe kërkoi falje për disa nga sjelljet e tij.

Ai i portretizoi disa nga takimet si keqkuptime që i atribuohen dallimeve “mes brezave ose kulturave”, një referencë pjesërisht për edukimin e tij në një familje të dashur italo – amerikane.

Ndërsa fillimisht guvernatori Cuomo u shfaq sfidues për të mbajtur postin, ligjvënësit e shtetit filluan një hetim për shkarkimin e tij dhe pothuajse i gjithë institucioni demokratik në Nju Jork e braktisi atë-jo vetëm për akuzat, por edhe për shkak të njoftimeve se administrata e tij kishte fshehur mijëra vdekje nga COVID-19 në mesin e pacientëve të shtëpive të pleqve.

Hetimi për ngacmimet i urdhëruar nga Prokurorja e Përgjithshme dhe i kryer nga dy avokatë të jashtëm vërtetoi akuzat e grave dhe shtoi informacione të reja të hidhura. Publikimi i raportit e la guvernatorin më të izoluar se kurrë, me disa nga mbështetësit e tij më besnikë që e braktisën. Edhe Presidenti Joe Biden iu bashkua zërave që i bënë thirrje të jepte dorëheqjen.

Tags: Andrew CuomoGuvernatori i New Yorkngacmim seksualSHBA

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Pacolli: S’ka shqiptar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

Pacolli: S'ka shqiptar apo përfaqësues politik shqiptar që nuk e do Kosovën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In