Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Akuzat për plagjiaturë dhe paralajmërimi: UT do quhet ‘Edi Rama’

by mapo.al
15/04/2019
in Kryesore, Politika
0

Qeveria ka vendosur të pezullojë nga detyra rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në vend të tij është emëruar përkohësisht Bernard Dosti. Ndërkohë në një konferencë për shtyp, katër dekanë e përkrahën vendimin e qeverisë. Në krye të tyre ishte dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UT, Dhori Kule.

Por mes Konit dhe Kules ka pasur një përplasje pikërisht për emrin e Dostit. Sipas gazetës Panorama, në nëntor të vitit të shkuar, Koni i ka kërkuar Kules që të nisë procedurat për verifikim pas akuzave për plagjiaturë në adresë të zëvendësrektorit të UT, Bernard Dosti.



Shkresa me firmën e Konit, si rektor i UT-së, i ka mbërritur dekanit Kule, e pas kësaj, ai i ka dërguar një përgjigje të gjatë, ku i cilëson mes të tjerash akuzat ndaj profesorit shpifje të ulëta, ndërkohë që rektorit, të cilin nuk e cilëson asnjëherë me ofiqin që ka, por vetëm me z.Koni, i kërkon të sillet në mënyrë të ligjshme, e “të mos qëndrojë në ballë të atyre që cenojnë dhe baltosin UT”.

Ndërhyrja e qeverisë në universitet ishte paralajmëruar në një shkrim të analistit Besart Kadia në dhjetor të vitit të shkuar, kur kishte nisur protesta studentore.

“Studentët u ngritën për të hequr emrin Enver Hoxha nga Universiteti, por tani po ngrihen pa e kuptuar as vetë për ta emërtuar atë me emrin Edi Rama. I kërkojnë një individi të zgjidhë problemet e një gjenerate. Një individi që takson më shumë ata që janë më doktoraturë se ata pa shkollë. Një individi që e ka lënë shtetin pa Gjykatë Kushtetuese e me reforma të lëna përgjysmë. Reforma Territoriale, reforma e energjisë, reforma e ujit, reforma e gjyqësorit etj., janë vetëm shembuj se si besimi i gjithë shoqërisë, se një individ i vetëm mund të reformojë atë, është i gabuar. I njëjti gabim po ndodh dhe sot kur në masë i kërkohet Edi Ramës të ndryshojë politikat shtetërore në favor të arsimit falas,” shkruante ai tek gazeta Panorama.

“Arsimi falas kërkon që shteti të jetë 100% aksioner në universitet e kjo do jetë një hap i madh pas për studentët, për shoqërinë e për ekonominë tonë. Gjërat do bëhen më keq nga ç’janë aktualisht!” shkruante Kadia.

Kurse PD deklaroi sot se me shkarkimin e Konit, Rama bëri atë që nuk e pati bërë dot as Emiljano Shullazi, që u akuzua se ka kërcënuar Konin gjatë kohës që po garonte për rektor.

Tags: Bernard DostiBesart KadiadebatiDhori KuleEdi RamaMynyr KoniparalajmërimiplagjiaturarektorishkarkimiUniversiteti i Tiranes

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
“As qesh, as qan”, përshkrimi i policëve për monstrën e Selenicës

"As qesh, as qan", përshkrimi i policëve për monstrën e Selenicës

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In