Akuzat për trukim në përmbysjen ndaj Kastriotit, reagon Kukësi

Këtë të mërkurë qarkulluan informacione se Kukësi dhe Kastrioti janë nën hetim nga UEFA për ndeshjen e 30 majit të këtij viti, ku verilindorët fituan me përmbysje 3-1, ndaj ekipit krutan, në stadiumin e Kamëz.

Në lidhje me këto akuza, kanë reaguar nënkampionët e Shqipërisë, duke mohuar çdo rast të përfshirjes së tyre në paracaktimin e rezultatit të ndeshjeve, duke kujtuar edhe hetimin që policia austriake bëri para pak kohësh, për një test miqësor, por në fund klubit iu kërkua falje.



Deklarata e klubit kuksian:

FK Kukësi hedh poshtë akuzat për trukim të ndeshjes me KS Kastriotin, luajtur më 30 Maj 2019 në stadiumin e Kamzës, ku skuadra jonë fitoi me rezultatin 3-1 duke qenë ekip pritës për shkak të mungesës së fushës.

Deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë element që të vërtetojë këtë akuzë.

Ekipi ynë e ka patur jetike këtë ndeshje, për të siguruar vendin e dytë në Kategorinë Superiore dhe për të qenë i sigurt në pjesëmarrjen e kupave të Europës.

Ndaj, impenjimi ka qenë maksimal nga skuadra dhe stafi.

Ne sigurojmë Uefa-n, institucionet e futbollit në Shqipëri, gjithë opinionin sportiv dhe tifozërinë se jemi të hapur ndaj çdo hetimi dhe se FK Kukësi kurrë nuk është përfshirë në ngjarje të tilla që shëmtojnë futbollin dhe imazhin e Klubit.

Nuk është hera e parë që nga tregu i basteve vijnë akuza për Ekipin tonë.

Në një rast në Austri, pati një hetim të gjerë dhe të shtrirë në kohë nga prokuroria vjeneze. Pas hetimit 2-mujor, Ekipit iu kërkua falje, pasi nuk u vërtetua asnjë element i trukimit apo paravendosjes së rezultateve.

FK Kukësi ka luajtur me dinjitet në rreth 100 ndeshje miqësore dhe zyrtare me ekipe të huaja dhe kurrë nuk e ka prishur imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar.

Përkundrazi, e ka ngritur lart në shumë stadium të Europës flamurin tonë kombëtar dhe atë të klubit, duke marrë vlerësime maksimale nga institucione, emra të shquar dhe ekipe futbolli elitë në Europë dhe më gjerë.

FK Kukësi, stafi dhe skuadra, nuk do të shpërqendrohen nga insinuate të tilla, por po vijojmë punën për nisjen e sezonit të ri futbollistik, ku synim mbetet titulli Kampion dhe përmirësimi i infrastrukturës, ku përfshihet ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit, ku ndeshjet për kupat e Europës do të luhen në qytetin tonë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252