Aktualitet

Akuzat për Valdrin Pjetrin, mbështetësit e PD protestë në Shkodër







               Publikuar në : 20:23 - 14/08/19 |
mapo.al

Partia Demokratike në Shkodër organizoi sot një protestë para Prefekturës. Protesta u zhvillua sipas PD, kundër uzurpimit nga trafikantët e drogës.


Dhjetëra mbështetës të PD janë mbledhur përpara prefekturës, ngjitur me Bashkinë e qytetit, teksa në duar mbanin pankarta me mbishkrimet “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”.

Protestat marrin shkas nga akuzat që PD hedh ndaj kryebashkiakut të ri Valdrin Pjetri. Sipas PD kryebashkiaku i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik droge.

Pas akuzave, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndonjëherë ndalim, arrestim, dënim për trafik narkotikësh apo dëbim nga shteti fqinj.

Po ashtu Prokuroria e Përgjithshme është duke përgatitur fletë-thirrjen drejtuar Valdrin Pjetrit për të dhënë gjurmët e gishtave.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas