Thursday, September 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Akuzat për zgjedhjet, Çela-Palokës: Nxirr një provë dhe unë jap dorëheqjen

by mapo.al
05/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Fushata për zgjedhjet e 25 Prillit ishte e mbushur me akuza, ndërsa qarku i Durrësit ishte një nga fushëbetejat e mëdha. Në fund, PS fitoi mandatin e tretë. Por PD nuk i njohu zgjedhjet dhe akuzoi për manipulime. Një nga zonat ku demokratët akuzojnë për blerje votash dhe manipulime është Shijaku

Dy ditë më parë n/kryetari i PD-së, drejtues politik për Durrësin, Edi Paloka akuzoi nga studio e ABC mes shumë emrave edhe Adrian Çelën. Ai tha se hoteli i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës ishte baza e socialistëve dhe se të gjitha takimet e Çelës dhe Dakos bëheshin aty.



Por drejtuesi politik i PS-së për Durrësin, Adrian Çela, mbrëmjen e sotme i ktheu përgjigje po nga studio e Radarit Informativ në ABC në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu. Çela e sfidoi Palokën që nëse ka prova t’i nxjerrë, ndërsa shtoi se po bëjnë gati paditë për shpifje për demokratët.

“Kam dëgjuar disa akuza, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes time, por kam dëgjuar diçka. Problemi është që unë nuk e di ku është hoteli i personit (Altin Hajrit), nëse ka një foto, një sekondë të vetëm që unë të kem qenë, unë dorëzoj dorëheqjen time publikisht, ne po bëjmë gati materialet për shpifje që do i drejtohem gjykatës.

Nëse ka një material që unë e kam takuar (Altin Hajrin), apo kam ngrënë drekë apo darkë…. Zotëria thotë që unë shkoja bëja takime, unë nuk kam qenë asnjëherë. Jo sot, por nuk e di sa vite të ketë ai hotel unë nuk kam shkuar njëherë të vetme. Përsa i përket personave me rekorde kriminale, zotëria, ju mund ti shikoni janë publikuar në gazetë fotot të zotërisë duke festuar me persona me rekorde kriminale.

Ku është Paloka, kandidati tjetër numri tetë (në listë i PD-së Durrës), që edhe ai ka një proces, KQZ ia ka nisur prokurorisë për një dënim në Zvicër, nuk jam unë, i ke të publikuara. Nëse ata kanë një foto, një telefonatë, një takim, atëherë kanë të drejtë. Akuza dhe fakte zero… le ti nxjerrin. Thotë që unë kam shkuar te hoteli, le ta nxjerrin.

Unë nuk e di që prona e këtij paska qenë në sekuestro, është jashtë vëmendjes time, as ka të bëjë fare, dhe as nuk më intereson fare, nuk është objekt i punës dhe vëmendjes time zero. Zotëria të vijë, ti çojë materialet në prokurori për ato tre emra, nëse kanë fakte ti demonstojë. Sot ne kemi një person që u kap me para duke blerë vota në Durrës dhe që i përkiste një force politike tjetër, LSI-së dhe jo PS-së. Në 24 shkurt një person i afërt i deputetit nr. 8 kërcënoi me armë kryetarin e njësisë administrative. Shikoni njoftimin e policisë” tha Çela, i cili është edhe administrator i OSHEE-së.

Gjithashtu Paloka akuzoi se Altin Hajri, Durim Keçi dhe Jul Balla blinin vota për PS-në në Shijak dhe se socialistët takimet i bënin edhe pas orës policore. Por përgjigja e Çelës ishte që akuzat janë justifikime për humbjen, por përsëriti se nëse kanë prova dhe fakte demokratët t’i nxjerrin dhe t’i dërgojnë në prokurori.

“Nëse paskemi kapur polici, këtë apo atë, ku ishin dietën e diel në 19:00 kur thanë prisni fitoren, marshimin drejt fitores? Të hënën në mëngjes ndërprenë numërimin në Krujë dhe disa qendra në Durrës dhe thanë se tani do të fillojë marshimi, uragani i votave të PD-së se ata kanë bërë me hile se numërohen në fillim në qendrat ku ka prioritet PS, por nuk është kështu. Gjatë gjithë fushatës nuk jam marrë dhe nuk jam përgjigjur për këto akuza, fokusi ynë ka qenë 25 Prilli për të shpjeguar kush është alternativa jonë dhe kush është e atyre.

Dakord na akuzojnë, por a e dini sa vota fituan në Durrës, në qytet, në zona urbane? Jo më shumë se 10 nga më shumë se 300 qendra votimi. Fituan në bastionet e veta, te ish-Këneta, nga 18 fituan gjysmë, në Shënavlash, Katund i Ri, Sukthin dhe në Krujë në zona me prirje të djathta. Në qytetin e Durrësit ku është “hambari” i votave, kanë fituar më pak se 10 qendra, pjesa tjetër është e PS-së.

Ne jemi familjarë, kemi prindër, grua, fëmijë, dalin e thonë, krimineli. Kush është krimineli, unë? Faktoje, se kam fëmijë, i cili nuk ndihet mirë kur i dëgjon. Ka prokurori dhe SPAK, ku është fakti? Një fushatë me sharje, kërcënime dhe fyerje, qytetarët ja dhanë përgjigjen. Do u them dy fakte, ditën e premte u bë mitingu mbyllës në Durrës i PS-së, shikoni filmimet dhe bëni një krahasim me mitingun dy ditë më parë që mbajti PD. Me mijëra dhe mijëra njerëz dhe kjo tregon frymë. Qytetarët erdhën me vullnetin e tyre dhe ishte një sirenë alarmi për ata. Unë kam dëgjuar edhe akuza që u vodhën vota në numërim, por atje janë 4 numërues, 2 PS, 1 PD, 1 LSI, nëse nuk kanë besim te njerëzit e tyre të hapin kutitë, janë në të drejtën e tyre. Ne jemi fare të qetë.

Për ato përgjime prokuroria ka bërë hetimet, ka marrë vendime dhe sa flluksa ishin u treguan, ata nuk kanë asnjë fakt, kjo ishte trumpleta për të mbajtur ison në datë 26 kur të dilte rezultati. Bërja fushatë, ne jemi në 2021, të bësh fushatë me sharje, fyerje, kërcënime dhe shantazhime është e patolerueshme. Nuk jemi në ’92, apo ’97, por shyqyr 30 vite pas. Qytetarëve u kemi ofruar faktet e punës sonë 8 vjeçare, ato që premtojmë ne i bëjmë” përfundoi ai.

Tags: AkuzatceladoreheqjePalokaprovat

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Gjekmarkaj: Sfida e Bashës dhe e PD është kthimi i zgjedhjeve të ndershme

Gjekmarkaj: Sfida e Bashës dhe e PD është kthimi i zgjedhjeve të ndershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In