Aktualitet

Akuzohej se kishte futur në Shqipëri “Lamborghinin” e vjedhur, dokumentat italiane rezultojnë të rregullta








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 13/08/20 |
mapo.al

Një 36-vjeçar , shtetas kosovar, pak ditë më parë është arrestuar nga policia në kufi, te pika kufitare e Morinës, pasi ai dyshohej se po fuste në Shqipëri një mjet tip “Lamborghini” të vjedhur në Itali.


Në pranga ra shtetasi Labinot Ramadani, i cili kishte letra zviceriane.


Ditën e sotme Interpol Roma dhe Bazeli kanë sjellë përgjigjen në lidhje me automjetin luksoz të llojit “Lamborghini”, që u sekuestrua në Morinë.


Mjeti nuk është i vjedhur dhe se ‘Lamborghini’ ishte me dokumenta të rregullta.


Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 28 korrik, ndërsa me 4 gusht dokumenti i është përcjellë prokurorisë së Kukësit.


Etiketa: , ,

Pas