Aktualitet

Akuzohen se merrnin ryshfet, Gjykata e Posaçme lë në burg dy inspektorët e IKMT









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 24/01/21 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë ne burg dy inspektorët e IKMT në bashkinë e Kamzës, Dritan Nikoli dhe Ermal Baci.



Nga hetimet e kryera nga SPAK dhe Policia, ka rezultuar se të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe gjashtë mujore, u kanë lejuar qyqarëve që të bëjnë ndërtime pa leje dhe kjo në këmbim të një shume monetare.


Mësohet, se ata kanë marrë shuma të madha parash, në këmbim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.




Bëhet me dije se inspektoret nuk kanë folur para gjykatës, por sipas SPAK dyshohet se shuma që ata merrnin nga subjektet varionte në 1 deri në 3 mijë euro.



Nga hetimet e bëra deri më tani nuk figuron që edhe persona të tjerë të jenë të përfshirë në këtë çështje


1


Etiketa: , , ,

Pas