Janë liruar pesë serbët e arrestuar në Gjilan, pas intervistimit në polici. Lajmin e ka bërë të ditur për KTV-në, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
Pesë të arrestuarit ishin të dyshuar për “veprim kundër sigurisë në Kosovë”. Lirimi vjen pak minuta pasi Serbia kërcënoi me ndërprerje të dialogut.
Po sot Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric ka kërcënuar Kosovën me ndërprerje të dialogut nëse pesë serbët e arrestuar nuk lirohen.
“Në qoftë se pesë të arrestuarit në komunën e Gjilanit nuk lirohen sot nuk do të ketë dialog për një kohë të gjatë”, është shprehur Gjuric.