fbpx

ShowBizz

Akuzohet për abuzime seksuale, Madonna i del në krah Michael Jackson





               Publikuar në : 14:11 - 09/05/19 |
mapo.al

Madonna ka reaguar së fundmi ndaj akuzave për abuzim seksual që rëndojnë mbi Michael Jackson. Në një intervistë të gjatë për “British Vogue”, Madonna ka deklaruar haptazi se është mënjanuar në anën e yllit të popit, deri në momentin kur të dalë në skenë një provë që vërteton fajësinë e tij.


“Kam patur me mijëra akuza kundër meje, të cilat nuk janë të vërteta. Ndaj kur njerëzit më thonë diçka për palë të tjera, reagimi im është: A mund ta provosh diçka të tillë?”– është shprehur Madonna. Më tej, teksa pohoi se nuk e ka parë dokumentarin “Leaving Neverland”, ku Jackson akuzohet për pedofili nga dy protagonistët e saj, Madonna u shpreh se duhet marrë parasysh edhe fakti se gjithçka mund të jetë një mashtrim.



“Nuk e kam parë dokumentarin, por jam në dijeni që janë njerëz që tregojnë ngjarje. Mirëpo, njerëzit ndonjëherë gënjejnë. Unë do pyesja: Çfarë ka pas këtyre dëshmive? Mos janë paratë? Mos kërkojnë të zhvasin familjarët e Jackson-it? Duhet t’i marrim në konsideratë të gjitha këto”– ka thënë këngëtarja.


Në vitet ’90, marrëdhënia e Madonnës dhe Michael Jackson zuri gjerësisht hapësirat e mediave botërore. E megjithatë, yjet e muzikës u ndanë dhe i ndërprenë plotësisht kontaktet pasi Madonna u prononcua përgjatë një interviste se Jackson duhej të ndërronte medoemos mënyrën e t’u dukurit.

 


Etiketa: , ,

Pas