Modelja iraniane Neggzia kërkon azil politik në Paris, pasi akuzohet në vendin e lindjes Ayatollah për përhapje të kulturës anti-islame dhe rrezikon burg.
29-vjeçarja, e cila është detyruar të jetojë në rrugë për dy vite me radhë, ka treguar së fundmi historinë e saj për “Le Parisien”, që ka prekur mesa duket një avokat të lindur në Francë. Ky i fundit ka vendosur ta ndihmojë në kërkesën për azil politik. Tashmë 29-vjeçares i duhet të presë dhe shpresojë për tre muaj.
Neggzia ka rrëfyer se përgjatë 24 muajve filloi të jetonte duke shitur çantën me rrobat e saj për 10 euro dhe se gjatë ditës kërkonte vende të ngrohta për t’u strehuar dhe marrë sinjal wi-fi që të mbante aktive edhe llogarinë e saj në “Instagram”.