Aktualitet

Dekonspiroi operacionet e OFL-së, GJKKO lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:58 - 01/10/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin për pezullim nga detyra të numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbi.


Ishte avokati i tij që deklaroi në përfundim të seancës se, për Shkëmbin është lënë në fuqi masa e pezullimit nga detyra.


“Ka një karrierë 21-vjeçare. Ka drejtuar 170  operacione shumë të suksesshme, dhe është i interesuar për t’u zbardhur e verteta. Nuk ka çeduar në asnjë rast. U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të paraqesim ankim. Për shkak të sekretit profesional nuk mund të bëj asgjë publike”, tha avokati.



Sipas tij, nuk ka asnjë provë që Artan Shkëmbi ka qenë zotërues i një telefoni që ka pasur platformën cryptochat, përmes të cilit dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane- informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.


Kujtojmë se pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në Polici. Ai rezultoi i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas