Aktualitet

Akuzohet për dy vrasje/ Gjykata e Elbasanit liron Viktor Ymerin, dajën e Edison Harizajt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:01 - 28/12/19 |
mapo.al

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Viktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.






Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani, ndërkohë  burime pranë Drejtorisë së Burgjeve kanë konfirmuar se Ymeri është liruar ditën  e djeshme.


Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes” dhe është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz rreth një vit më parë.





Vrasja e Edison Harizaj, është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ezkekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marë një dënim me 25 vite burg.



Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.



1


Etiketa: , ,

Pas