Aktualitet

Akuzohet për korrupsion, revolta e gjyqtares Margjeka: Të futen gazetarët në sallë, duan të më prishin imazhin







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 01/10/20 |
mapo.al

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila akuzohet për korrupsion, u shfaq e revoltuar sot përpara seancës gjyqësore dhe deklaroi se do të kërkojë heqjen e masës së arrestit.


Teksa po bëhej gati për t’u futur në sallë, Margjeka u shpreh se akuzat ndaj saj janë bërë për t’i prishur imazhin.


Sipas gjyqtares, e gjithë kjo ka ndodhur pasi refuzoi të njihte zgjedhjet në Durrës. Margjeka kërkoi praninë e gazetarëve në seancë, ndonëse u refuzua nga Prokuroria dhe u rrëzua nga Gjykata me argumentin e ruajtjes së sekretit hetimor.



“Salla është shumë e madh, le të futen gazetarët, kjo çështje është sensitive. Do kërkoj shfuqizim sepse është absurditet. Nëse ju nuk ju lejojnë, unë do kërkoj foni. “Mori 6000 euro dhe liroi trafikantin”, këto janë fjalë propagandistike të përgatitura me qëllim. Kanë goditur reputacionin tim, kam punuar për këtë punë, jam me diploma. Jam e vetmja gjyqtare që s’i kam dhënë mandatin një bashkie, është nul, janë zgjedhje që nuk ishin zgjedhje. Mendova se do ta bënin dhe gjyqtarë të tjerë, se askush s’do t’i çonte në burg. Unë do të kërkoj që seanca të jetë publike”, tha Margjeka.


Sipas SPAK, gjyqtarja e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka, ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në garanci pasurore pasi bashkëshorti i saj ka marrë shumën prej 6 mijë eurosh nga avokati i të arrestuarit Orion Bali, Skënder Demiraj.



Etiketa: , , ,

Pas