Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Pak para nisjes, mbrëmjen e djeshme, ai tha se po shkon drejt Hagës për ta filluar dhe për ta fituar këtë betejë.
Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli akuzohen për krime lufte dhe do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
Së bashku me persona të tjerë, ata dyshohen për afërsisht 100 vrasje.