ShowBizz

Akuzohet për mashtrim nga babai, reagon Drake: Trishtuese!






               Publikuar në : 11:06 - 09/10/19 |
mapo.al

Reperi Drake po përballet publikisht me pretendimet e të atit, se tekstet e tij janë qëllimisht të ekzagjeruara, për të përftuar shitje të majme albumesh. Në një postim në “Instagram”, Drake shprehet se ndihet vërtetë i lënduar dhe i trishtuar nga fjalët e Dennis Graham.


“Babai im është në gjendje t’i thotë çfarëdolloj  gjëje kujtdo që është i gatshëm ta dëgjojë atë. Është me të vërtetë trishtuese kur familja përfundon kështu, por ç’mund të bëjmë. Me këta njerëz na ka rastisur të jemi afër. Çdo gjë e përdorur në këngë ka qenë e vërtetë dhe ndonjëherë e vërteta është e vështirë për t’u pranuar nga disa njerëz”- thotë Drake, duke iu përgjigjur kështu fjalëve të thëna të të atit, përgjatë intervistës së tij të fundit në radion KPWR, në Los Angeles.



Ai u shpreh se Drake sajon detaje mbi marrëdhëniet me njerëzit, vetëm për të shitur albume. Graham iu referua konkretisht teksteve të këngëve të Drake, përmes së cilave ai tregon se i ati ka patur probleme me alkoolin dhe se ka qenë një baba që ka munguar në jetën e tij.

“Kam biseduar me Drake për këtë çështje. Unë kam gjithmonë kam qenë pranë tij. Flas me të, në mos një ditë, patjetër që flas ditën tjetër. I thashë: Drake, pse po i thua këto gjëra për mua? Nuk është mirë! Ndërsa ai më tha: Baba, këto bëjnë që albumet të shiten”-tha Graham gjatë intervistës së tij radiofonike.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas