Aktualitet

Lihet në burg i riu nga Taxhikistani, avokati Dogjani: S’është terrorist, e kanë dhunuar me elektroshok





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:38 - 02/05/20 |
mapo.al

Gjykata ka dhënë arrest me burg për të riun nga Taxhikistani të arrestuar me qëllim ekstradimin në Gjermani ku akuzohet për terrorizëm.


24 vjeçari u arrestua më 30 prill pasi ishte në kërkim nga Gjermania si i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS. Prej dy muajsh ai jetonte në qendër të kryeqyteti në një banesë me qira.


Masa e sigurisë u mbajt në Gjykatën Penale të Tiranës dhe avokati mbrojtës ishte ish-deputeti demokrat, Asllan Dogjani, i cili është dhe bashkëshorti i hallës së tij.


Në një prononcim për mediat Dogjani tha se i riu ka pranuar ekstradimin dhe gjykimin në Gjermani por me një kusht që të mos kthehet në Taxhikistan.


Komron Zukhurov ka mohuar akuzat.

“Pranon të ekstradohet në Gjermani por me një kusht që të mos ekstradohet në Taxhikistan pasi ai është një shtet dictatorial. Ai është dhunuar duke përdorur dhe elektroshok”, tha Dogjani.

Bazuar të dhënave të sistemit TIMS, i riu ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit, më 17 shkurt të këtij viti. Për mbërritjen në vendin tonë i riu është ndihmuar nga familja e ish-deputetit Asllan Dogjani, pasi bashkëshortja e tij rezulton të jetë halla e 24-vjeçarit.

Ata i kanë siguruar fillimisht vizën dhe më pas strehimin, por duke mos patur informacione për aktivitetin e tij në Gjermani.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas