Getinjo u komentua para pak kohësh si përfitues i skemës të mashtrimit të reperes Loredana Zefi, të aplikuar mbi një çift zviceran. Ai u akuzua nga mediat zvicerane se kishte përfituar konkretisht 12 mijë franga. Getinjo reagoi menjëherë përmes një postimi në “Insta Story”, duke ironizuar vërtetësinë e lajmit.
Së fundmi reperi ka publikuar një foto, në po të njëjtin rrjet social, ku i tregon të gjithë ndjekësve dy makinat superluksoze të tipit Mercedes. “Marshallah, krejt me djersë”– ka shkruar ai, duke hedhur kështu poshtë edhe njëherë akuzën që rëndon ndaj tij.