ShowBizz

Akuzohet për zhvatje parash, Fifi i del në krah Loredanës






               Publikuar në : 14:10 - 24/05/19 |
mapo.al

Reperja Loredana Zefi njoftoi ditën e djeshme se do të anulonte të gjitha koncertet e saj, për shkak se po vijon të hetohet për akuzat e ngritura nga një çift zviceran dhe një pronar anijesh. Ndërkohë, disa personazhe të njohur publikë e kanë shprehur hapur mbështetjen për Loredanën, si: Oriola Marashi, Labinot Tahiri dhe Sellma Kasumoviq. Së fundmi, duket se e përkrah edhe Fifi.


“Loredana, edhe pse nuk njihemi personalisht, si të Ferizajt që jena të dyja…sido që të shkojë kjo histori, ke mbështetjen time vajzë. Unë jam me ty!”– ka shkruar Fifi krahas videos së postuar të Loredanës.

Risjellim në vëmendje se reperja 23-vjeçare akuzohet për kërcënim dhe zhvatje të 900 mijë frangave, si dhe për mashtrim.


Etiketa: ,

Pas