Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi seksualisht ndihmëset, reagon Guvernatori i New Yorkut














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 01/03/21 |
mapo.al

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, i cili akuzohet për ngacmim seksual, pranoi se disa nga komentet në punë ishin “shumë personale”.





Ai tha se i vjen keq që po keqinterpretohen të gjitha veprimet e tij duke i vlerësuar si flirtim.


Cuomo këmbënguli se kurrë nuk preku ose sugjeroi diçka për askënd në një mënyrë të papërshtatshme, duke mohuar pretendimin e ish-ndihmëses, Lindsay Boylan se e puthi kur ishin vetëm në zyrë, raportoi CNN.




Guvernatori i New Yorkut u akuzua për një tjetër ngacmim seksual të shtunën, prandaj demokratët kërkuan një hetim të pavarur.


Përpjekjet e Cuomos për të përcaktuar drejtimin e gjyqit dështuan pasi Prokurorja e Përgjithshme, Leticia James refuzoi propozimin që ajo dhe shefi i gjykatësit të New Yorkut së bashku të zgjidhnin një avokat të pavarur hetues për të kryer një “hetim të hollësishëm dhe të pavarur” për akuzat kundër tij.


Në vend të kësaj, James tha se hetimi duhet të kryhet pa ndonjë ndikim nga Cuomo dhe bashkëpunëtorët e tij.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas