Aktualitet

Akuzohet se takoi njerëz pas konfirmimit me koronavirus, reagon Avdullah Hoti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 03/08/20 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas njoftimit që bëri se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, është kritikuar ashpër se nuk respektoi protokollin e IKSHPK-së që pas testimit të vetëizolohet.


E në paraditen e sotme (e hënë) Hoti e ka arsyetuar këtë duke thënë se testimin e ka bërë të dielën rreth orës 16:00. Shefi i ekzekutivit përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se ai është izoluar derisa ka pritur rezultatin.


“Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtoret me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16:00. Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët. Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”, ka shkruar Hoti.


Më herët ishte deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila e cila hodhi dyshime se Avdullah Hoti nuk ishte izoluar pas konfirmimit me koronavirus.


“Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu ipet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri.A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie“, ka shkruar në Facebook, deputetja Mimoza Kusari Lila.


LEXO EDHE: 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës: Avdullah Hoti pasi u testua me COVID takoi dhjetëra persona


Etiketa: , ,

Pas