José Mourinho u skualifikua vetëm për dy ndeshje dhe u gjobit me 20 mijë euro.
Shkak janë bërë polemikat dhe akuzat ndaj gjyqtarit të ndeshjes.
Tekniku portugez e humbi toruan, duke e akuzuar arbitrin Paireto se po favorizonte Juventusin, teksa u ndëshkua me karton të kuq.
Klubi Roma do të presë zbardhjen e plotë të vendimit, për të studiuar mundësinë e apelimit të dënimit për Mourinho.