ShowBiz

Akuzoi ish të dashurën për 4 tradhti më pas mohoi gjithçka, si qëndron e vërteta e aktorit Veleshnja

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ishte ditën e djeshme në  qendër të  vëmendjes mediatike, për shkak të  postimeve të  hedhura në  Instagram, ku akuzonte ish të dashurën për katër tradhti. Megjithatë, Veleshnja ka reaguar përmes një videoje, po në Instagram, duke e mohuar autorësinë e postimeve.


Ai tha se gjithçka ka qenë produkt i një hakerimi që i është bërë faqes së tij personale. Më  tej, Veleshnja shprehu keqardhjen për çfarë  ka ndodhur dhe u mundua të  vërtetojë  se nuk ka qenë në  Shqipëri kur e gjitha kjo ka ndodhur, por në  USA.

Ditën e djeshme në llogarinë personale të Rezart Veleshnjas u publikua krahas një fotografie, ku shfaqej sëbashku me ish të dashurën, edhe disa biseda ku lexohej sesi aktori i humorit shante dhe përdorte gjuhë vulgare në drejtim të saj.

Kësisoj, lind pyetja nëse realisht kemi të bëjmë me një rast hakerimi apo me një shpërthim emocional të aktorit, që ka tejkaluar kufijtë?

<
>
veleshnja3 veleshnja4 veleshnja5 veleshnja1 veleshnja2
PasPara

2 komente

  1. Ai hallexhiu je ti mor rak me zile, ore humorist aspirant!!!!
    Do ti hash qershite qe ke lagur vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas