Aktori i humorit Rezart Veleshnja ishte ditën e djeshme në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të postimeve të hedhura në Instagram, ku akuzonte ish të dashurën për katër tradhti. Megjithatë, Veleshnja ka reaguar përmes një videoje, po në Instagram, duke e mohuar autorësinë e postimeve.
Ai tha se gjithçka ka qenë produkt i një hakerimi që i është bërë faqes së tij personale. Më tej, Veleshnja shprehu keqardhjen për çfarë ka ndodhur dhe u mundua të vërtetojë se nuk ka qenë në Shqipëri kur e gjitha kjo ka ndodhur, por në USA.
Ditën e djeshme në llogarinë personale të Rezart Veleshnjas u publikua krahas një fotografie, ku shfaqej sëbashku me ish të dashurën, edhe disa biseda ku lexohej sesi aktori i humorit shante dhe përdorte gjuhë vulgare në drejtim të saj.
Kësisoj, lind pyetja nëse realisht kemi të bëjmë me një rast hakerimi apo me një shpërthim emocional të aktorit, që ka tejkaluar kufijtë?
Dava Kllounash si ku ka plot Pishkashi!
Ai hallexhiu je ti mor rak me zile, ore humorist aspirant!!!!
Do ti hash qershite qe ke lagur vete.