Kryesore

Akuzon Bashën, po shihni sa njerëz ka mbledhur “suksesi” i Ramës në shesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:28 - 30/03/21 |
mapo.al

Edi Rama e ka kthyer në pikën kryesore të fushatës vaksinimin që e merr si meritë personale para të cilit të gjithë duhet të jenë mirënjohjes dhe t’i japin votën, teksa më anë tjetër, akuzon opozitën dhe liderin e saj Basha që po krijon vatra infeksioni në takimet elektorale.






Madje parashikon dhe fund të keq, teksa thotë se mitingun e fundit ata do ta bëjnë te sanatoriumi.


Por shihni se çfarë po ndodh tek “Sheshi Skenderbej” ku ai ka ngritur çadrat për vaksinimin masiv.







Qindra të moshuar ngjeshur me njëri-tjetrin, pa asnjë distancë. Një prej vatrave më të rrezikshme në vend për virusin. E gjitha kjo për shkak se Ramës i duhej vizibilitet ndaj i përqendroi aty tendat ambulatore të vaksinave.




Ato mund të ishin në çdo lagje e njësi siç e ka bërë e gjithë Europa, po ashtu nuk do të shërbenin si duhet për propagandë.



Ndaj para se të akuzojë kundërshtarin, Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë grumbullin jashtë çdo standardi dhe rregulli që parashikon protokolli shëndetësor.

Çka duket fare qartë në këtë foto.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas