Aktualitet

Al Bano humb nënën, anulon pjesëmarrjen në Festivalin 11-të në Bunk’Art





               Publikuar në : 20:45 - 10/12/19 |
mapo.al

Këngëtari italian Al Bano Carrisi nuk do të marrë pjesë në festivalin e 11-të që po zhvillohet në Bunk Art 1, sepse ditën e sotme ka humbur nënën në moshën 96-vjeçare.

Ajo që ai e quante “Zonja më e mirë në botë”, u largua përgjithmonë duke e lënë në një trishtim të madh këngëtarin, siç raportojnë edhe mediat italiane.

Lidhja e tyre ka qenë shumë e fortë, aq sa ishte e vështirë që gjatë intervistave, Jolanda, nëna e tij të mos përmendej të paktën një herë.


“Ajo është një luaneshë, kushdo që lëndon fëmijën e saj nuk ka rrugëdalje”, thoshte në një nga intervistat Carrisi.





Etiketa: , , ,

Pas