Këtë muaj vendet e Ballkanit po përballen me një mot të egër e me shira të dendur.
Situata është kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj po dalin nga shtrati, duke rrezikuar disa fshatra. Vendet e Ballkanit, si dhe Italia, do të përballen me disa ditë shiu dhe përmbytje të mundshme.
Në Kroaci, qyteti i Ogulinut arriti 93.7 milimetra në vetëm 24 orë, një sasi sa mesatarja mujore e muajit maj. Në Bihac, në Bosnje u regjistruan 84.2 mm shi. Bashkë me shiun ka pasur erëra të dëmshme që kanë rrëzuar pemët dhe linjat e energjisë elektrike në kryeqytetin kroat të Zagrebit.
Gjatë natës së të dielës dhe të hënën, era lëvizte me mbi 80 kilometra në orë. Më në jug, në qytetin e Splitit, erërat arritën pak më shumë se 86 km/h. Shiu i madh në Kroaci ka shkaktuar gjithashtu ngritjen e nivelit në lumin Puhar, që ka përmbytur komunitetet fqinje të Prijedorit, duke dëmtuar shtëpitë dhe bizneset.
Edhe në vendin tonë situata paraqitet jo e mirë. Një mot i ftohtë me erëra e me reshje shiu ka bërë që disa lundrime të pezullohen. Deri tani 2 persona janë mbytur në lumë, erat e forta kanë rrëzuar pemët duke zënë poshtë makinat, por pa dëme në njerëz.