Aktualitet

Alarm për bombë në Aeroportin e Frankfurtit – Evakuohen pasagjerët, arrestohen 2 të dyshuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 17/01/21 |
mapo.al

Një alarm për bombë ka sjellë të shtunën evakuuimin e qindrave njerëzve në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit, Gjermani.






Policia e armatosur u mobilizua pasi konstatimit të një valixheje të braktisur, ku sipas ekspertëve të eksplozivëve nuk kishte lëndë shpërthyese.


Siç njoftoi një zëdhënës i policisë federale, dëshmitarët kanë parë rreth orës 18:00 një burrë dhe një grua duke lënë pranë kontrollit të pasaportës një valixhe, dhe duke bërtitur “Allahu akbar”.







Ata janë arrestuar pak çaste më vonë, teksa udhëtarët u nxorrën jashtë aeroportit. Momentalisht, autorët e dyshuar po merren në pyetje.



Sipas informacioneve paraprake, burri i prangosur është një slloven 38-vjeçar. Ai dhe gruaja thuhet se njihen nga një azil të pastrehësh, dhe se kanë qëndruar në aeroport duke u shtirur si mbledhës shishesh.



 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas