Një alarm për bombë në makinat e Lionel Messi-t dhe Luis Suarez ka vënë në aksion policinë. Sipas raportimit të mediave spanjolle, makinat e futbollistëve të Barcelonës ndodhen në aeroportin El Pratt. Pas kontrollit me qentë e posaçëm rezultoi se alarmi ishte i pavërtetë.
Futbollistët do t’i marrin makinat pasi të kthehen nga pushimet në Ibiza. Suarez do të mbërrijë me 31 korrik, ndërsa Lionel Messi do të jetë në aeroport me 4 gusht. Nga ku më pas do të bashkohet me ekipin e Barcelonës.