Tërmeti i rënë pak më parë në brigjet e Turqisë me magnitudë 6.9 ballë ka shkaktuar një valë uji i cili është përplasur në brigjet e Izmirit.
Tërmeti ka sjellë një cunam të vogël në detin Egje, i cili ka hyrë në qytetin e Izmirit. Ndërkohë, sipas mediave italiane, alarmi për cunam është lëshuar edhe në Mesdhe.
Tërmeti apokaliptik ka shkaktuar dëmë të mëdha në ndërtesa, ndërsa disa raportohet se janë rrëzuar.
Dyshohet se nën rrënoja ndodhen dhjetëra qytetarë në qytetin e Izmirit, më i goditur nga lëkundjet sizmike.
Ministri i Brendshëm, turk Suleyman Soylu deklaroi se deri tani raportohen 6 godina të shembura. Ndërkohë, në një reagim, presidenti turk, Erdogan ka deklaruar se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë njerëzore nën rrënoja.
LEXO EDHE:
Pamje apokaliptike, tërmeti 6.9 ballë rrëzon ndërtesa dhe pallate në Turqi (VIDEO)
Tërmeti në Turqi, nxirret e gjallë nga rrënojat një vajzë (VIDEO)
Pamje tragjike – Momenti kur shembet pallati shumëkatësh nga tërmeti në Turqi (VIDEO)