Aktualitet

‘Alarm për të gjithë’, Lindita Nikolla reagon për vrasjen e efektivit Hoxha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 28/09/21 |
mapo.al

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ishte në një aksion për zbulimin e parcelave me kanabis.






Ajo bën thirrje që të ndalet pandëshkueshmëria, papërgjegjshmëria dhe korrupsioni, ndërsa e cilëson vrasjen e efektivit të Krimeve një alarm për të gjithë.


“Vrasja në krye të detyrës e nënkomisarit Saimir Hoxha është një alarm për të gjithë. Policia e Shtetit humbi një oficer shembullor e të përkushtuar, dy fëmijët babain dhe familja njeriun e saj të dashur. Duhet të reflektojmë të gjithë, për ligje më të ashpra kundër krimit, për forcë më të madhe goditëse ndaj kriminelëve e trafikantëve, për gjykime të pamëshirshme për krimet që marrin jetë njerëzish. T’i themi Ndal pandëshkueshmërise, papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit në zbatimin e ligjeve apo kontrollin e zbatimit të tyre, të cilat i paguajmë me jetë njerëzish, për më tepër me jetë oficerësh dhe policësh të shtetit.”, bën thirrje në reagimin e saj Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Lexo edhe :  'Thashë a do t'ia dal'. Lindita Nikolla tregon emocionet si kryetare e Kuvendit






1







Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas