Aktualitet

Alarm te Italia, të kaltërit izolohen para finales nga frika e COVID-19














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 09/07/21 |
mapo.al

Në Coverciano, aty ku kombëtarja italiane po qëndron e grumbulluar, janë rritur masat dhe ka një alarm nga koronavirusi.






Siç mësohet, vetëm dy ditë nga finalja e madhe me Anglinë, ka rezultuar me COVID-19 një gazetar që ndiqte çdo ditë skuadrën e Mancinit në rrugëtimin e tyre në Kampionatin Europian.


Kaq ka mjaftuar që qendra stërvitore të blindohet dhe të rriten menjëherë masat për mbrojtjen e skuadrës dhe të stafit nga kontaktet me jashtë.







Drejtuesit e Federatës për momentin janë të qetë pasi të gjithë lojtarët janë të vaksinuar dhe kanë kontakt me mediat vetëm gjatë konferencave para e pas ndeshjes dhe nuk ekziston frika që të ketë një vatër infeksionesh.




Mësohet se janë tre gazetarë që kanë rezultuar me Covid-19 por dy prej tyre kanë qëndruar të izoluar në Angli ndërsa I treti u rikthye në Coverciao dhe aty nisi dhe alarmi në kombëtare.

Lexo edhe :  572 raste të reja nga Covid-19 dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit


Kujtojmë që Italia u bë një vatër e madhe koronavirusi më 31 Mars kur 7 lojtarë të grumbullar me Italinë dhe disa anëtarë stafi u infektuan pas ndeshjes Itali-Lituani por optimizmi mbizotëron pikërisht sepse të gjithë janë vaksinuar dhe nuk do të ketë rreziqe të mëdha.

1


Etiketa: , , , ,

Pas