Gazeta Mapo, në numrin e nesërm ka në fokus situatën kritike të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.
Shifrat e të vdekurve dhe të prekurve vetëm rriten çdo ditë që prej fillimit të muajit Shkurt.
Presidenti kërkon ndryshim strategjie, dhe ndalim të propagandës.
Meta thotë se po shkojmë drejt një katastrofe kombëtare.
Kryeministri vijon me premtime për vaksinime në të ardhmen dhe mburret me mënyrën si e ka menaxhuar situatën.
BIRN zbulon se shumë të infektuar nga Veriu i Shqipërisë kanë refuzuar Tiranën dhe kanë zgjedhur të kurohen në Kosovë ku kanë gjetur shërbim shumë të mirë, kujdes, dhe nuk kanë paguar asgjë, asnjë mjek apo infermier.