fbpx

Kronika

Alarmi nga Bundestagu/ Në Mynih kapet ‘kokainë shqiptare’





               Publikuar në : 21:12 - 01/10/19 |
mapo.al

Shqipëria është një qendër e trafikut të drogës për tregun europian. Kështu thuhej në dokumentin e miratuar në Bundestagun gjerman, që kushtëzon nisjen e negociatave. Grupet parlamentare më të rëndësishme në Gjermani janë të alarmuara për faktin se trafiku po rritet ndjeshëm.


“Sasia e kanabisit të konfiskuar në Itali – një tregues i sasisë së kultivuar – ra me 81% brenda një viti (6,59 ton në vitin 2018 krahasuar me 34,72 ton në vitin 2017). Ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet gjermane. Shqipëria mbetet sidoqoftë, qender e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm”, thekson Bundestagu gjerman.



Por pikërisht në ditën kur ‘droga shqiptare’ ka vërshuar që nga Ekuadori, Brazili, Holanda e Greqia, Gjermania nuk mund të ‘mbetet’ pas.


Policia kufitare bavareze lajmëroi të martën se ka arrestuar një shqiptar 28-vjeçar. Ai po trafikonte 12.5 kilogramë kokainë drejt Austrisë. Makina e tij kishte targa gjermane. Pas kontrollit të policisë, brenda mjetit u gjet edhe sasia e drogës.

Autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen, pasi po hetojnë për itinerarin e sasisë së drogës. Një gjykatë vendosi ta lërë në paraburgim 28-vjeçarin nga Shqipëria.


Etiketa: , , , , ,

Pas