Kryesore

Alarmi nga gripi/ Shënohet viktima e tretë në vend, rëndë dhe dy pacientë të tjerë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 04/02/19 |
mapo.al

Tre të vdekur nga gripi në Shqipëri. Një tjetër pacient me komplikacione mësohet e ka ndërruar jetë në Spitalin e Sanatoriumit ditën e sotme, ndërkohë që vetëm një ditë më parë u raportua për dy persona të prekur nga sëmundja virale. Dje te ‘Sanatoriumi’ ndërroi jetë Arben Sula, 48-vjeç, nga qyteti i Elbasanit. Sipas shefes së Reanimacionit, Alma Cani, e cila dha informacion mbi gjendjen e pacientëve, ishin komplikacione të tjera ato të cilat çuan në humbjen e jetës. Arben Sula ishte shtruar para pesë ditësh në Reanimacionin e Sanatoriumit dhe pavarësisht ndihmës shëndetësore që i ishte dhënë, nuk mundi të mbijetonte.





Pas Sulës, një tjetër pacient raportohet se ka humbur jetën nga gripi. Ndërsa mëngjesin e sotëm gripi ka marrë viktimën e tretë në më pak se 24 orë. Burime për Mapo.al bëjnë të ditur se edhe dy persona të tjerë të prekur nga gripi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në “Sanatorium”.


Autoritetet bëjnë të ditur se pacientët janë prekur nga gripi sezonal, por për shkak të sëmundjeve të tjera kronike, bëhen më paj rezistentë ndaj këtyre virozave. Mjekët këshillojnë bërjen e vaksinës antigrip dhe mbajtjen në kontakt me mjekët e familjes dhe mjekët specialistë.




Frikë nga gripi i derrit AH1N1
Pak ditë më parë u raportua se tre pacientë nga Elbasani ishin dërguar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” për ndihmë më të specializuar. Dyshohej se ishin të prekur nga virusi AH1N1, i njohur edhe si gripi i derrit. Por nga ana e Institutit të Shëndetit Publik nuk u konfirmua një gjë e tillë. Ndërkohë, mjekët tregohen të rezervuar në dhënien e informacionit. Shefja e Reanimacionit, Alma Cani, tha një ditë më parë se numri i të shtruarve kishte shkuar në 8, por u tregua e kujdesshme duke mos e lidhur këtë gjendje me gripin e derrit.


1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas