Aktualitet

Alarmi/ Shqipëria rrezikon 1 miliard euro gjoba në Arbitrazh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 18/02/20 |
mapo.al

9 kompani të huaja e kanë çuar Shqipërinë në gjykatën e Arbitrazhit dhe kërkojnë si dëmshpërblim më shumë se 1 miliard euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka publikuar raportin mbi auditin që ka kryer në Avokaturën e Shtetit, ku konstatohet dhe shifra që pritet të godasë ekonominë shqiptare. Për ekspertët e ekonomisë nëse në këtë përballje të drejtësisë evropiane do të humbitnim, pasojat do të ishin katastrofike.


“Janë shifra tronditëse për Shqipërinë dhe tregon se pavarësisht sesa do të zgjasin dhe që mund të fitohet ndonjë nga shteti shqiptar, kjo tregon se vendimmarrjet në lidhje me këto kompani nuk kanë qenë shumë të menduara”, thotë profesori Sotiraq Dhamo.


Sipas tij, Avokatura e Shtetit është pasive, nuk punon për të ngritur një grup të specializuar brenda saj me punonjës të saj apo duke identifikuar specialistë, siç përdorin dhe studiot e huaja. Pavarësisht përfaqësimit, paaftësia e punonjësve dhe mangësitë e akteve juridike, i kanë klasifikuar çështjet që në fillim si të humbura.


Në raport, KLSH sugjeron që për të gjitha problematikat të merren masa. Por Shqipëria, që prej 20 janarit është pa Avokat Shteti, pasi ish- drejtuesi Artur Metani, është vendosur në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas