Këngëtari Alban Ramosaj ka folur së fundmi për jetën e tij personale, karrierën dhe planet që ka për t’u larguar nga Shqipëria. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”, Albani ka rrëfyer se ka në plan që shumë shpejt të zhvendoset për të jetuar në Amerikë.
“Tani për tani nuk e kam biletën e kthimit. Nuk dua ta kontrolloj rrjedhën e jetës se veç stresohesh. Për momentin po mundohem për më të mirën, që të zhvillohem dhe të jem më i lumtur. Se di pse kam zgjedhur Amerikën, por njerëzit më kanë bërë kurioz për ëndrrën amerikane. Kam për t’u zhvilluar atje dhe do jem më i pavarur, do e voluoj si njeri. Ideja është që unë thjesht do shkoj, s’kam asnjë plan. Por shpresoj që ta krijoj një plan”-është shprehur ai.