Moderatorja Albana Osmani ka takuar së fundmi në Kanë aktoren e mirënjohur Eva Longoria. Ajo ka postuar me të një foto në rrjetin social “Instagram” dhe nuk ka ngurruar të shprehë adhurimin dhe frymëzimin që merr nga ajo.
Sikurse bën me dije, Albana është takuar me Evën pikërisht për fushatën humanitare të moderatores “Ti je një luledielli”, që konsiston në mbledhjen e të ardhurave për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.
“Ishte kënaqësi të takoja aktoren e serialit “Shtëpiake te Dëshpëruara “, ku luante rolin e Gaby-t. Sigurisht, e kam ndjekur në çdo seri. Ajo është një inspirim për mua, si për mijëra njerëz te tjerë me fushatat humanitare qe është angazhuar dhe që vazhdon pa pushim. Shumë energji e mirë, ndërkohë që u përshëndetëm. Shpresoj ta takoj përsëri për “Luledielli”. Mund të them se ishte shumë e bukur!”-ka shkruar Albana krahas fotos së publikuar.